Komisioni Qendror i ZgjedhjeveKomisioni Qendror i Zgjedhjeve 1Komisioni Qendror i Zgjedhjeve 2

Kreu

Mbledhjet Live

Kushtetuta

Kodi Zgjedhor

Rezultatet

Njoftime për shtyp

06

Kryetari i KQZ-së, Klement Zguri merr pjesë në Konferencën e 27-të Vjetore të ACEEEO-s. 

Në Konferencën e 27-të Vjetore dhe Takimin e Asamblesë së Përgjithshme të Shoqatës së Zyrtarëve Zgjedhore Europianë (ACEEEO), e cila zhvillon punimet në datat 5-7 Shtator në Vilnus të Lituanisë, mori pjesë në cilësinë e anëtarit edhe delegacioni i KQZ-së i kryesuar nga Kryetari, z. Klement Zguri. 
Konferenca me temë "Garantimi i privatësisë së votuesve, sigurisë dhe integritetit" organizohet nga  Shoqata e Trupave Zgjedhor Evropianë në bashkëpunim me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të Lituanisë, që mban dhe Presidencën e radhës së ACEEEO-s 
Rreth 150 ekspertë dhe përfaqësues të Trupave Zgjedhore do të diskutojnë mbi garantimin e  privatësisë së votuesve, sigurisë dhe integritetit,  ndërkohë që një seminar i veçantë i është kushtuar sigurisë kibernetike në zgjedhje.  
Përdorimi i teknologjive dhe metodave të reja për të prishur dhe minuar legjitimitetin e zgjedhjeve janë disa nga sfidat me të cilat duhet të përballen Trupat e Menaxhimit të Zgjedhjeve, ndaj punimet e konferencës do të fokusohen tek mbrojtja e informacionit të votuesve dhe të të gjitha të dhënave digjitale të përdorura në zgjedhje. 
Në ditën e fundit të Konferencës të pranishmit do të njihen me zhvillimet e fundit në fushën e teknologjisë zgjedhore ku gjatë ekspozitës së veçantë kompanitë që tregtare që operojnë në fushën e zgjedhjve do të prezantojnë produktet e tyre.
Actions: E-mail | Permalink |

Rendi ditës Maximize

Barazia Gjinore Maximize

 

Lista e Zgjedhësve Maximize

Galeria Maximize

Lidhje të tjera Maximize

Rrjete Sociale Maximize

VIZITORËT ONLINE Maximize