Komisioni Qendror i ZgjedhjeveKomisioni Qendror i Zgjedhjeve 1Komisioni Qendror i Zgjedhjeve 2

Kreu

Mbledhjet Live

Kushtetuta

Kodi Zgjedhor

Rezultatet

Njoftime për shtyp

17

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zhvillon sesion trajnimi me të rinj rom.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zhvilloi sesion trajnimi me studentë rom, anëtarë të Institutit të Kulturës Rome në Shqipëri (IRCA), organizatë e cila ka fokus të punës së saj advokimin për aksesin e barabartë të qytetarëve rom në të drejtat dhe shërbimet publike e sociale. Veprimtaria, e cila u zhvillua në Sallën e Trajnimeve të KQZ, synoi:
- Informimin e të rinjve për veprat penale që cënojnë zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve, masën e dënimit për to;
- Bashkëpunimin me të rinjtë rom për trajtimin e kësaj teme në mënyrë të përshtatur për specifikat e komunitetit rom.
Informimi, sensibilizimi dhe rritja e ndërgjegjësimit të komunitetit rom, për rëndësinë e pjesëmarrjes në votime si e drejtë kushtetuese dhe detyrim qytetar, për vlerën dhe rëndësinë e votës si shprehje e vullnetit individual dhe në mënyrë të pandikuar, ndërgjegjësimi për të dënuar çdo tentative për të ndikuar mbi vullnetin e zgjedhësit, kryesisht përmes shit-blerjes së votës apo formave të tjera si kansoja e zgjedhësit, kanë qënë e vijojnë të jenë të fokus të punës së KQZ.  Në këtë kuadër, zhvillimi i programeve për trajnim-edukim zgjedhor në të gjithë vendqëndrimet e komunitetit rom, zë vend të veçantë edhe në kalendarin e veprimtarive për trajnim-edukim zgjedhor që KQZ do të realizojë përgjatë vitit 2018. 
Gjatë diskutimeve, të rinjtë duke vlerësuar impaktin pozitiv të projektit që KQZ zhvilloi për zgjedhjet për Kuvendin 2017 në të gjithë vendqëndrimet e komunitit rom, u shprehën se realizimi në vijimësi i sesioneve të trajnimit dhe edukimit zgjedhor është mënyra më e mirë për të informuar dhe rritur shkallën e ndërgjegjësimit të komunitetit për të dënuar shit-blerjen e votës, në çdo lloj forme që ajo shfaqet. 
Të rinjtë rom u shprehën të gatshëm për të kontribuar për ndëgjegjësimin e komunitetit për pasojat individuale dhe shoqërore që sjellin veprimet që cënojnë votën e lirë, duke informuar dhe sensibilizuar anëtarët e komunitetit, si dhe për tu angazhuar në realizimin e programeve edukuese dhe trajnuese që KQZ do të realizojë në vijimësi.
Actions: E-mail | Permalink |

Rendi ditës Maximize

Barazia Gjinore Maximize

 

Lista e Zgjedhësve Maximize

Galeria Maximize

Lidhje të tjera Maximize

Rrjete Sociale Maximize

VIZITORËT ONLINE Maximize